Agronomi Zef Gjeta i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka zbuluar për konsumatorët disa nga masat që duhet të marrin për t’u mbrojtur nga pesticidet te frutat dhe perimet.
Gjeta u bëri thirrje fillimisht konsumatorëve që të mos kërkojnë produkte të cilat nuk janë të stinës. Sipas tij, sjellja e konsumatorit, shërben si nxitës për fermerin në kultivim dhe përdorim të stimuluesve të ndryshëm për bimët.
“Janë një grup që përdoren për stimulimin e bimës, për ta mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe janë edhe këto të tjerat që në popull quhen hormone. Janë kimikate. Janë gjëra që natyralisht trupi i njeriut nuk i do. Është goxha e vështirë të mbrohesh. Nuk mund ta dallosh me sy, me shije dhe nuhatje. I dallon laboratori.
Masat e para janë: organet shtetërore që të mos lejojnë e të mos teprohet me përdorimin e tyre dhe tjetra ne si konsumatorë të sillemi më mirë, të mos kërkojmë luleshtrydhe dhe rrush në janar.
Sepse kjo sjellje ka bërë që fermerët t’i kultivojnë në sera dhe të nxiten të përdorin edhe stimulues.
Na vjen pa kohë. Ne kujdesemi të hamë frutat e stinës dhe të hamë kilometri zero”, tha ai.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.