Categories: KulturëLajme

Petrit Ymeri: Panairi i Librit, ngjarje kombëtare e kulturës

Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë nga data 15-19 nëntor do të mbahet panairi i 26 i librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me interes.

Panairi i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Emisioni “Jetë Shqiptare” në një intervistë të drejtpërdrejtë me Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve dhe gazetarja Iva Shabani përcollën informacion për zhvillimin e Panairit të 26-të të librit.

Petrit Ymeri tha se Panairi i 26-të i Librit do të sjellë premierën e titujve të rinj gjë kjo që nuk ishte prezent vitin e shkuar ndërsa në juri do të jenë prezent emra të njohur.

Mbi 96 stenda janë prezent sivjet, shtëpitë Botuese kanë 76 stenda. Të tjerë institucione do të jenë prezentë që kanë lidhje me librin apo kulturën. P.sh do të jetë prezent në Panairin e 26-të, Banka e Shqipërisë me botimet e saj.

Si gjithmonë Prishtina, Maqedonia e Prizreni do të prezantohen me stendat e tyre. Çmimet e librave , do të jenë 10-20 % më të lirë , për faktin se panairi sjell lexues të shumtë dhe shitjet me shumicë lehtësojnë si blerësit ashtu edhe Shtëpitë Botuese.

Lilian Thurami, futbollisti i shquar francez, këtë radhë vjen me kostumin e autorit, po ashtu prezent do të jetë Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane. Është bërë traditë që Shtëpitë Botuese të zgjedhin ditët e Panairit të Librit për premierën e titujve të rinj. Çdo stendë ofron befasi.

Në juri do të bëjnë pjesë emra si Arta Marku gazetare e kulturës, përkthyese kryetare. Aristotel Spiro përkthyes, gjuhëtar, Enkel Demi shkrimtar, Erion Kristo pedagog, përkthyes, Monika Stafa gazetare e kulturës”, u shpreh Ymeri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

3 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

3 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

3 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

3 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

3 hours ago

This website uses cookies.