Peza: Javën e ardhshme Drejtori i Përgjithshëm i MKRTV vjen në Tiranë
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shiptar z.Alfred Peza, në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Shkodër në kuadër të bashkëpunimit rajonal të mediave publike, bëri me dije se javën e ardhshme do të vijë në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i MKRTV-së, Marjan Cvetkovski.
Ky i fundit nuk ka mundur të jetë sot pjesë e takimit të mbajtur në ambientet e RTSH Shkodra.
“Javën e ardhshme Drejtori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar zyrtarisht se do jetë në Tiranë dhe do zhvillojë vizitën zyrtare të programuar për sot dhe do i bashkohet marrëveshjes së përbashkët”, u shpreh z.Peza.
Në këtë takim, u nënshkrua memorandum mirëkuptimi mes RTSH-RTK-RTCG.