Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, u ka kërkuar vendeve që kanë ndërprerë financimin që të rishqyrtojnë vendimin e tyre “tronditës”.
Sipas UNRWA, mbi dy milionë njerëz në Rripin e Gazës varen prej këtyre ndihmave për mbijetesën e tyre.
Tetë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, ndërmorën veprimin pasi Izraeli i tha agjencisë se disa anëtarë staf të UNRWA-s ishin të përfshirë në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit në Izrael.
Agjencia thotë se po heton dhe tashmë i ka shkarkuar ata punonjës.
Izraeli ka akuzuar prej kohësh degë të ndryshme të OKB-së, përfshirë UNRWA-n, për paragjykim dhe madje edhe për antisemitizëm.
Vendet që tani kanë pezulluar financimin e UNRWA janë Australia, Kanadaja, Finlanda, Gjermania, Italia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA.
E krijuar në vitin 1949, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, UNRWA, është agjencia më e madhe e OKB-së që vepron në Gaza. Ai ofron kujdes shëndetësor, arsim dhe ndihma të tjera humanitare për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri. Ajo punëson rreth 13.000 njerëz brenda Gazës.
Që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në përgjigje të sulmeve të Hamasit, UNRWA ka përdorur objektet e saj në të gjithë Gazën për të strehuar qindra mijëra civilë të zhvendosur./ BBC
Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…
Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…
Një lajm i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…
‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit Vincent van Gogh, që mbeti…
Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…
Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…
This website uses cookies.