Pezullohen bisedimet tregtare Britani-Kanada, Londra: Arsyeja është mungesa e zhvillimeve

Londra ka pezulluar bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kanadanë të cilat filluan në mars të 2022 pas daljes së Britanisë së madhe nga BE, çka çoi gjithashtu në daljen e vendit nga marrëveshjet tregtare që BE ka me vende të tjera të botës.

Jemi të zhgënjyer për ndaljen e negociatave me mbretërinë e bashkuar. Vendimi i tyre për të vijuar mbajtjen e barrierave të tregut ndaj industrinë sonë bujqësore dhe mungesa e tyre e gatishmërisë për arritjen e një marrëveshjeje të përshtatshme vetëm sa i ka çuar negociatat në një fazë, u shpreh ministrja kanadeze e tregtisë.

Fermerët kanadeze ankohen se efektivisht kanë ngelur jashtë tregut britanik të mishit të vicit për shkak të rregulloreve që ndalojnë përdorimin e hormoneve.  Ne një deklaratë në platformën x, një zëdhënëse e qeverisë britanike foli për të drejtën për t’i ndalur negociatat nëse nuk ishte shënuar ndonjë progres.

Para se Britania të largohej nga sfera tregtare e BE-së në fund ë 2020-ës, Kanadaja kishte vijuar me marrëveshjet ekzistuese të tregtisë për të garantuar vijimin e tregtisë së lirë, siç ishin ato që lejonin vijimin e shitjes së automjeteve dhe djathit britanik pa tarifa të larta të importit. 

Kompanitë britanike të automjeteve tashmë përballen me mundësinë e tarifave më të larta të importit duke filluar nga muaji prill. Tarifat kanadeze ndaj djathit britanik ndërkohë janë rritur me 245 për qind që në fillim të këtij muaji, pas skadimit të marrëveshjes përkatëse në fund të 2023-it.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.