Pezullohet ligji i mjekësisë/ Kushtetuesja u jep përkohësisht të drejtë studentëve

ligji i mjekesise
Ligji për studentët e Mjekësisë, i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese .
Pezullimi është bërë derisa gjykata të shprehet për ligjin në tërësi, çështje që u dërgua nga studentët dhe një grup deputetësh.
Prej 4 javësh studentët e mjekësisë bojkotuan mësimin dhe protestuan kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.
Tashmë kanë dy javë studentët i janë kthyer procesit mësimor pas një marrëveshje me rektorin e mjekësisë Arben Gjata dhe pasi ky i fundit ka pranuar kushtet e studentëve për mos firmosje e asnjë kontrate deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kushtetuese.
Ata e kanë bërë të qartë se vetëm shfuqizimi i ligjit do t’i kthente në auditore. Revolta e tyre u shtua edhe pas bërjes publike të tarifës prej 240 mijë lekësh që do u duhet të paguajnë në vit.