Pezullohet lundrimi në Shëngjin – Parashikohen reshje me intenistet, Bashkia Lezhë u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes

Moti i keq me stuhi dhe shiu ka krijuar probleme në Lezhë.

Prej pasdites të së mërkures, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditen e së shtunës,  kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

Sipas të dhënave zyrtare, forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë,  me shpejtësi ere 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Ndërkohë, referuar parashikimeve për reshje shiu,  me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona, strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.