Pheniani vazhdon lëshimin e raketave balistike drejt Detit të Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të paspecifikuar, tha të martën ushtria e Koresë së Jugut.
”Koreja e Veriut lëshoi raketën drejt Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë”, theksoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabeve të Seulit (JCS).
Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ndalojnë Korenë e Veriut të lëshojë apo edhe të testojë raketa balistike të çdo rrezeje.
Këto janë zakonisht raketa tokë-tokë që mund të pajisen edhe me një kokë bërthamore.
Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur sërish muajt e fundit.