Piano që “ndriçon” shpirtin/Irem ka humbur plotësisht shikimin por jo dëshirën për jetën

Me sytë e shpirtit ajo ndjen muzikën që krijojnë tingujt e melodive më të njohura botërore. Irem Krasniqi është 16-vjeçe dhe vjen nga Prizreni. Ishte shumë e vogël kur nisi të kuptonte se piano ishte krejt bota e saj.Këmbëngulja dhe energjia për t’i marrë jetës më të mirën e saj do të fitonte mbi një moment të vështirë siç ishte humbja e plotë e shikimit.Irem është aq e lumtur kur flet për instrumentin e saj të zemrës.Irem Krasniqi ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj duke u vlerësuar me çmime të para në disa prej tyre.