Pika kufitare e qafë Morinës pa kontrolle, lehtëson kalimin për shqiptarët Kosovë-Shqipëri

Pika kufitare e Qafës së Morinës po vepron në bazë të marrëveshjes së dy ministrive të brendshme asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë të mundur kalimin pa kontrolle për të gjithë shtetasit e e Shqipërisë dhe Kosovës. Për kalimtarët është një marrëveshje e shumëpritur.
Aplikimi i kalimit pa kontrolle është bërë pas takimit të dy ministrave, Taulant Balla ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe Xhelal Sveçla i Kosovës, ky lehtësim kalilmi vjen pas atij të doganës së Morinit. udhëtarët e vlerësojnë si një procedurë të vlefshme dhe mjaft lehtësuese
Kalimi pa kontrolle për shtetasit e dy vendeve është shtrire edhe në pikat e tjera doganore për një periudhë 9-mujore.