Categories: Lajme

“Pikëtakime kulturore në arealin ballkanik” / Konferenca ndërkombëtare bëri bashkë universitetet e Shkodrës, Beogradit dhe Tetovës

Tre universitete, ato të Shkodrës, Beogradit dhe Tetovës bashkuan forcat e tyre në konferencën ndërkombëtare “Pikëtakime kulturore në arealin ballkanik” me iniciativën e Departamenteve të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Fokusi i konferencës ishte evidentimi i gjuhës shqipe dhe vlerave të saj, por dhe i çështjeve që trajtojnë identitete kulturore të veçanta që shërbejnë si ura lidhëse ndërmjet vendeve të rajonit.

Përshëndetën punimet e kësaj konference edhe përfaqësuesit e dy universiteteve të tjera pjesëmarrëse, të cilët vendosën theksin në mbështetjen që duhet t’i jepet gjuhës shqipe në keto universitete.

Në konferencën e zhvilluar në mjediset e Bibliotekës Shkencore u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit, një rajon i pasur me histori,  por edhe me shumë sfida përpara.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.