Piktura nuk njeh moshë / Frida Selfo çeli ekspozitën e saj të parë personale “Melodi e heshtun”
Rrethuar mes miqsh dhe dashamirësish, Frida Selfo çeli ekspozitën e saj të parë me punime pikture në galerinë “Oda” të cilën e titulloi “Melodi e heshtun”. Rreth 42 punime të saj karakterizohen nga ngjyrat e forta ku dominon më së shumti bluja. Autorja e kësaj ekspozite është me origjinë nga Shkodra , por jeton prej vitesh në Durrës dhe frymëzimin në punimet e saj duket se e gjen tek deti dhe detajet e tij.
Mesazhi i saj i drejtohet atyre që ende kanë hezitim për të shprehur pasionin e vet në fushën e artit pavarësisht impenjimeve të përditshmërisë.
Ditët e fundit aktivitetet kulturore në Shkodër janë dominuar nga ekspozitat e pikturës duke treguar dashurinë dhe potencialin që Shkodra ka për këtë zhanër të artit.