Piktura si formë komunikimi, Lindita Dedukaj është artistja që me punimet e saj jep mesazhe për publikun

Arti është frymëzimi i ndjenjave që artistët i shpalosin përmes formave të ndryshme të tij. Përmes tyre komunikohen mesazhe të rëndësishme për publikun dhe shoqërinë. “Art n’Mars” është ekspozita kolektive që po qëndron e hapur prej pak kohësh në galerinë “Oda”. Lindita Dedukaj është një nga pjesëmarrëset e saj.
Veçse piktore, Lindita është gjithashtu lektore në UNISHK. Ajo është e mendimit se studentët e arteve kanë nevojë për një mbështetje më të madhe.
Ekspozita kolektive është një përmbledhje tematikash e piktorëve shkodranë.
“Art n’Mars” ishte ekspozita e parë për këtë vit në galerinë “Oda”.