Pingpongu mbyll garat e vitit 2023 / Shkodranja, Anamaria Dabërdaku, medalje bronzi në Turneun e Podgoricës
Pingpongistët e Vllaznisë kanë mbyllur një vit të suksesshëm duke arritur rezultate pozitive në garat e Kampionatit Kombëtar, por edhe ato ndërkombëtare të zhvilluara në Kosovë dhe Podgoricë të Malit të Zi.
Në vijim, trajneri Sokol Tirana, flet për suksesin më të fundit që pingpongistja shkodrane, Anamaria Dabërdaku arriti në Turneun Ndërkombëtar të Podgoricës, ku meritoi medaljen e bronztë.
Vetë talentja, Anamaria Dabërdaku, kampione e Shqipërisë dhe medaliste e turneut të Podgoricës, shprehet e kënaqur për sukseset e saj.
Me këtë brez të talentuar, sidomos për femra,Vllaznia dha sinjale shumë pozitive për vazhdimësinë duke pretenduar titullin kampion si ekip.