Pioli, 100 fitore në Serinë A me Milanin
Ditë e veçantë për Stefano Piolin, i cili ndaj Udineses kaloi kufirin e 100 fitoreve si trajner i Milanit në Serinë A. Para stërvitjes së sotme, trajneri i kuqezinjve u nderua nga skuadra dhe drejtuesit.
Drejtori i Përgjithshëm, Giorgio Furlani i dhuroi atij një medalje dhe një fanellë të personalizuar të Milanit (Pioli me numrin 100) të firmosur nga të gjithë lojtarët.
Të pranishëm ishin edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili përqafoi Piolin pas mbërritjes së tij, kreu i skautingut Geoffrey Moncada dhe drejtori sportive, Antonio D’Ottavio.