Categories: LajmePolitikë

Pirdeni për RTSH 24: Përgatisim administratën për Shqipërinë 2030. Integrimi, proces mbarëkombëtar

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni theksoi se integrimi i vendit në BE është një proces mbarëkombëtar dhe jo vetëm përgjegjësi e një institucioni apo qeverisë. Në një intervistë për RTSH24, Pirdeni u shpreh se të gjitha nismat që po merren për thellimin e reformave në vend është që të gjithë sektorët dhe institucionet në vend të ecin në mënyrë paralele me progresin dhe përshtatjen me kuadrin e BE në mënyrë që në 2030 të mund të jenë gati për anëtarësimin në familjen evropiane.

“Rienergjizimi ka si qëllim që të përgatisë administratën për Shqipërinë 2030 në BE. Kapacitetet tona në administratë të përballojnë volumin e lartë të punës. Komisioni i posaçëm për thellimin e reformave në sundimin e ligjit dhe mirëqeverisje është me rëndësi kritike dhe ngrihet për Shqipërinë në 2030 në BE dhe kërkon qasje gjithëpërfshirëse. Nuk e çon vetëm qeveria përpara vendin, por janë edhe shumë aktorë të tjerë të përfshirë si institucione që duhet të ecin me të njëjtin shpejtësi së bashku me qeverinë.

I gjithë procesi i negociatave me BE kërkon avancim në të gjithë fushat në mënyrë uniforme që secili sektor të jetë gati për anëtarësimin. Kuvendi është konceptuar si një forum që bën bashkë të gjithë aktorët dhe ndërkombëtarët që kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme mbi debatin mbi këtë çështje. Ky debat duhet të zhvillohet në Kuvend dhe të ndërgjegjësojë të gjithë ne se integrimi nuk i përket vetëm qeverisë dhe gjyqësorit, por është një proces mbarëkombëtar që na përket të gjithëve”, tha Pirdeni.  

Për ta bërë administratën një vend sa më tërhiqen për punonjësit dhe sa me efecient, ministrja Pirdeni tha se nismat për rritjen e pagave dhe fleksibilitetin në orarin e punës dhe pushimeve janë pikërisht nisma që do të rrisin jo vetëm profesionalizmin e stafit të administratës publike por edhe të përthithë specializantë të rinj.

“Modernizimi i administratës, inovacionit që duhen për tregun e punës. Kemi rritur pagat në administratë  dhe reforma e pagave e ka sjellë sot administratën në një punëdhënës shumë konkurrues në treg. Sot paga mesatare e është 20 % më shumë se në sektorit privat. Rritja e pagave përmbyllet gjatë këtij viti, ku do këtë një fazë të dytë rritje që do targetojë disa skeletorë të veçantë që janë FA, policia e shtetit, burgjeve , arsimit, shtetësisë për infermierët dhe mjekët e përgjithshëm dhe specialistët në ministrit e vendit. Do ketë për herë të parë edhe punonjësit e institucioneve të administratës lokale për të mos diferencuar askënd. Do të ketë një rishikim të mënyrës së punë dhe kjo nis edhe nga fleksibiliteti në orare dhe është mirëpritur nga punonjësit. Kemi prezantuar edhe një element të ri me mënyrën se si merren pushimet. Deri tani nuk mund të merret leje vjetor më pak se 7 ditë, por me këtë fleksibilitet do mundësojmë edhe marrjen me 3 apo 4 ditë”, tha ministrja.

Në mënyrë që këto ndryshime në ligj të zbatohen në mënyrën e duhur në institucionet e vendit, Pirdeni tha se do të ketë edhe një trajnim të lidershipit të tyre.

“Çdo lloj ndryshimi që mund të induktojmë përmes ndryshimeve ligjore është esencial nëse drejtuesit e institucionit përqafojnë këto ndryshime dhe kemi parë të domosdoshme të organizojmë një akademi të mirëfilltë lidershipi me të gjithë drejtorët e institucioneve që do i nënshtrohen një trajnimi  që të rrisin jo vetëm efikasitetin e punës por edhe të krijojë një klimë mikpritëseje për të gjithë, kjo është detyrë e një lidershipi”, u shpreh Pirdeni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

60 minutes ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

1 hour ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

1 hour ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

1 hour ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

1 hour ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

1 hour ago

This website uses cookies.