Pirro Vëngu në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Meta: S’mund të jetë edhe shqiptar, edhe grek

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zgjedhjen në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Pirro Vëngut. Sipas Metës, Vëngu duhet të sqarojë opinionin publik nëse “vazhdon të jetë akoma shtetas grek”.

Meta u shpreh në një deklaratë për mediat se Pirro Vengu ka përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjes së marrëveshjes me detin, ndaj s’mund të jetë edhe shtetas shqiptar, edhe grek.

Ndryshimet janë të qarta, kanë qenë disa figura politike të cilët kanë përgjegjësi të mëdha për dikasteret që kanë mbuluar dhe sillen disa anonimë që nuk i njeh as Kryesia e PS sepse do të duhet të firmosin për tendera të rinj, faljet e tokave të ushtrisë dhe çështje të tjera.

Është e rëndësishme që ministri i ri i Mbrojtjes që sqarojë nëse e ka kryer detyrimin ushtarak në Greqi, sepse dihet që i ka ardhur thirrja për këtë gjë.

Duhet  të sqarojë nëse vazhdon të jetë shtetas grek dhe padyshim që është çështje e rëndësishme për postin që ai ka sepse nuk është ministër i Sporteve por i Mbrojtjes. Ka përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjes së marrëveshjes me detin me Greqinë dhe një shtetas grek padyshim që ka detyrime ligjor ndaj shtetit grek, përveçse detyrim ligjore”, u shpreh Meta.

Meta vuri në dukje se Vëngu është figurë e dyshimtë pasi vjen nga Porti i Durrësit i Alabar, për të cilin tha se “ka bërë shkelje të rënda ligjor dhe ka firmosur marrëzira, për të cilat një ditë do të mbajë përgjegjësi.”

Çdo përfaqësues i palës shqiptare duhet të mbrojë interesat e Shqipërisë. Ka patur një përpjekje të dështuar për të krijuar idenë se ekziston një paragjykim se pse zotëria është shtetas grek. Jo, problemi është a është shtetas grek ministri i Mbrojtjes apo jo, sepse nuk mund të jetë edhe shtetas shqiptar edhe shtetas grek kur ka përgjegjësi të mbrojë në mënyrë ekskluzive pikërisht interesat e vendit të tij sipas përcaktimeve të Kushtetueses. Është thelbësore, është figurë e dyshimtë sepse vjen nga Porti i Durrësit i Alabar, ku ka bërë shkelje të rënda ligjor dhe ka firmosur marrëzira, për të cilat një ditë do të mbajë përgjegjësi”, ngriti dyshimet e tij Ilir Meta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.