“Pisa”, 25% e nxënësve shqiptarë bullizohen/Psikologët: Bullizimi rrit agresivitetin tek fëmijët
Në analizën që ekspertët e Raportit Nërkombëtar PISA 2022 bënë për vendin tonë, kanë vënë në dukje se 25% e 15-vjeçarëve bullizohen në shkolla.
Psikologët thonë se kjo problematikë ka ardhur në rritje ndërsa disa prej formave të bullizimit ndikojnë edhe në jetën e përditshme tek fëmijët. Nxënësit e tallur shpesh ishin më të prirur të kishin lënë shkollën dhe të kishin performacë të dobët në mësime.PISA njihet si studimi më prestigjioz krahasimor botëror për nivelin e arsimit.Sipas raportit, në vitin 2022, 31% nxënësve, kishin lënë shkollën për një ditë gjatë 2 javëve që u realizua testimi, ndërsa 44% e nxënësve në klasën e 9, kishin shkuar me vonesë në mësim.