Pistorius: Misioni detar gjerman në Detin e Kuq, më i rrezikshmi ndër dekada
Dislokimi i planifikuar e një fregate gjermane në Detin e Kuq është një nga misionet më të rrezikshme të marinës gjermane ndër dekada, tha të martën ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë një vizite në anijen e vendosur në Kretë.
“Dislokimi, i cili është pjesë e një misioni detar të BE-së për të mbrojtur anijet nga militantët Houthi në Jemen, është një shenjë se Gjermania po merr përgjegjësinë ndërkombëtare”, tha Pistorius.
“Nuk është ekzagjerim të thuhet se ky është dislokimi më serioz, më i rrezikshëm i marinës ndër dekada”, tha Pistorius.
“Bëhet fjalë për mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar, lirinë dhe sigurinë në dete, por edhe për stabilizimin e rrugëve tregtare dhe të gjithë rajonit”, shtoi ministri.
Militantët Houthi nga Jemeni kanë sulmuar anijet në rajon duke arsyetuar se i kishin kryer për hakmarrje pas veprimeve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
Pistorius nuk përjashtoi një sulm të drejtpërdrejtë nga Houthi në fregatën gjermane.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ky ishte një operacion mbrojtës.
“Ne po udhëtojmë vetëm me fregatën për të shmangur sulmet me dronë, me raketa, çfarëdo qoftë në anijet që kalojnë këtu”, tha Pistorius.