Pite me mish pule dhe lakër të bardhë
Përbërësit
- 500 gr miell
- 200 ml qumësht
- 50 ml vaj ulliri
- 1 lugë çaji me sodë buke
- Pak kripë
Përgatitja
Në një tas të madh apo enë të gjerë shtojmë miellin bashkë më sodën dhe kripën dhe i përziejmë.
Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe vijojmë t’i përziejmë të gjitha bashkë.
Në vijim shtojmë qumështin dhe vijojmë të përziejmë përbërësit derisa të marrin formën e brumit.
Brumin e punojmë me dorë përreth 15-20 minuta derisa masa që krijohet të jetë kompakte dhe homogjene.
E vendosim mënjanë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine.
E lëmë të pushojë përreth një orë.
Pas një ore, brumin e ndajmë në topa të vegjël dhe secilin prej topthave e hapim në formën e petës me ndihmën e një petësi, me një diametër prej 25-30 centimetrash.
Petave që hapim, u bëjmë disa vrima me pirun në mënyrë që të mos krijohen flluska gjatë kohës kur piqen.
Vendosim tiganin pa yndyrë në zjarr dhe nisin të pjekim pitet një e nja ngë nga të dyja anët dhe më pas ato janë gati për t’u mbushur.
Mbushja
Mbushja mund të bëhet sipas preferencës me djathra të ndryshëm, të kombinuara me domate e kastraveca, salca të ndryshme, mishra të ndryshëm etj.
AgroWeb.org ju sugjeron një nga mbushjet më të shijshme atë me mish pule dhe lakër të bardhë.
Mishin e pulës pasi e keni zierë dhe kriposur mirë ndajeni në copëza të vogla apo fije fije.
Ndërsa lakrën e bardhë prijeni përmes një thike të mprehtë hollë në formën e sallatës, kriposeni dhe nëse preferoni hidhini pak pluhur spec djegës gjithashtu.
Lyejini pitet e ngrohta me pak salcë kosi, vendosni pak nga mishi i pulës dhe sallata me lakër të bardhë dhe shijojini!