Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari Pal Trashaj

Ka ndërruar jetë 63-vjeçari Pal Trashaj, i cili një ditë më parë piu fostoksinë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve siguruara nga RTSH, bëhet me dije Trashaj ka ndërruar jetë, një ditë pas shtrimit në reanimacion.

Një ditë më parë, 63-vjeçari, i cili është një nga viktimat e Micro Credit Albania, kërkoi të takohej me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ai u pa në hyrje të godinës me një çantë me dokumente në dorë.

Më herët RTSH-ja ka intervistuar Trashajn, i cili ka treguar historinë se si u fundos me mikrokredi nisur nga një kredi të cilën e pati shlyer në një bankë të nivelit të dytë. Paratë ishin vjedhur nga punonjësit, të cilët u dënuan për këtë vepër.

Por Pal Trashaj rezultonte debitor dhe kredia e tij u shit tek Micro Credit Albania, e cila e rriti edhe më tepër shumën. Trashaj e kishte paralajmëruar këtë akt të rëndë duke treguar se nuk kishte më zgjidhje tjetër.

“Jemi shkatërruar,” tha ai në intervistën për RTSH-në.

MCA la pas shumë viktima, të cilët janë të detyruar të paguajnë kreditë e rritura fiktivisht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.