Pjerin Ndreu: Situata nën kontroll, jemi në gatishmëri

Kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu në një prononcim për mediat u shpreh se situata me zjarret ditën e djeshme ka qenë ndër më të vështirat dhe rreziku ka qenë i madh por tashme situata në Shëngjin është vendosur nën kontroll.

Duke shtuar se ndodhen në gatishmëri të gjitha forcat zjarrfikëse, Ndreu theksoi se, më e keqja tashmë ka kaluar.

“Ka qenë një situatë nga më të vështirat që kemi kaluar. Sinqerisht, ka qenë një rrezik evident shumë i madh, për shkak të një precipitimi të jashtëzakonshëm, për shkak të erës së fortë të disa vatrave të vogla të zjarrit, por që u bënë të mëdha”.

Falë angazhimit të të gjithë Shqipërisë, vijon ai,  forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur që gjendja të mbahet nën kontroll. Të mos kemi dëme në njerëz, dëme të vogla në biznese, të neutralizojmë një situatë, që nëse nuk do punohej pa pushim për 48 orë, do ishte një histori e trishtë.

“Kemi gjithë natën, po trajtojmë edhe vatrat më të vogla, po presim edhe helikopterë të tjerë. Me erën, mund të riakzitivohen. Janë zjarrfikësit këtu, të të gjithë Shqipërisë. Jemi të gjithë në këmbë, shumica është kaluar tashmë. Është menaxhuar perfekt, po bashkëbisedojmë me operatorët turistikë, po punojnë për ta neutralizuar situatën në kuptimin psikologjik. Mendoj se janë gjëra të tejkaluara”, deklaron Ndreu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.