Pjesë e grupit kriminal, merr fund arratia e 31-vjeçarit, do ekstradohet drejt Italisë
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimin në tali.
31-vjeçari, pjesëtar i një grupi kriminal gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë.
Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
“Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Romë, për ekstradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftim.