Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, kapet në Milano 47-vjeçari, do ekstradohet drejt Shqipërisë
Arrestohet në Milano 47-vjeçari i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.
Policia bën me dije se 47-vjeçari i cili do ekstradohet në Shqipëri, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi më 23 korrik të 2023-shit iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO.
“Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit A. N., 47 vjeç.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.