Categories: LajmePolitikë

Pjesë e marrëveshjes PS-Rithemelimi, mblidhet sot grupi i “Dialogut për Reformat”

Grupi i “Dialogut për Reformat” që funksionon pranë Komisionit të Ligjeve do të zhvillojë sot (5 prill) mbledhjen e dytë në orën 14.00.

Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për reformat që duan shumicë të cilësuar votash. Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe reforma zgjedhore, komisioni i të cilës, tashmë me mandat të mbaruar, nuk arriti të nxirrte asnjë produkt.

Ngritja e këtij mekanizmi dialogu mes palëve u bë pas dakordësisë mes mazhorancës dhe Rithemelimit për rikthim në veprimtarinë normale parlamentare.

Grupi i “Dialogut për Reformat” përbëhet nga 6 deputetë, 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Për socialistët në këtë strukturë do të jenë Klotilda Ferhati, Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu. Nga opozita Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi, dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë. Kjo e fundit u zgjodh pas refuzimit nga Lulzim Basha për të qenë pjesë e strukturës, të cilën kryedemokrati e cilëson si “pazar mes PS dhe Rithemelimit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

3 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

3 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

3 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

4 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

4 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

4 hours ago

This website uses cookies.