Pjesë e një grupi kriminal në Itali, vihet në pranga 24 –vjeçari
![drejtoria e policise se shtetit](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/drejtoria-e-policise-se-shtetit.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia me qëllim ekstradimin në Itali.
Në pranga ra Klinder Luka. Sipas njoftimit të policisë, 24-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve në Itali.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.
Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit u vunë në pranga në Itali edhe 10 shtetas të tjerë.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për ekstradimin në Itali, të shtetasit të arrestuar.