capaliku
Një mbrëmje dedikuar e gjitha artistit të humorit Pjetër Gjini, ishte ajo që u zhvillua nën praninë e spektaktorëve të shumtë në mjedisin e jashtëm të qendrës rinore “Arka” në Shkodër.
Një kast i gjerë artistësh u përkushtuan të sillnin bukur disa nga këngët e humorit të Pjetër Gjinit që erdhën të interpretuara nga formacioni vokal/orkestral “Arkestra” dhe këngëtari Albert Naraçi.
Pjesë e kësaj mbrëmje ishin edhe kujtimet dhe bejtat e rrëfyera nga miq të kohës si dhe aktorët Sara Smaja dhe Marsel Paplekaj. Në përfundim të kësaj nate regjisori Stefan Çapaliku dhe drejtuesi artistik Lorenc Radovani flasin për këtë figurë të spikatur të Shkodrës dhe vlerat e tij.
Për këngëtarin Albert Naraçi kjo mbrëmje rikthen në vëmendje një figurë që ishte harruar prej shumë vitesh.
Performanca “Pjetër Gjini takon të rinjtë” u organizua falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Pjetër Gjini nuk ishte thjesht një humorist por njëri nga bejtexhinjtë më të shquar të Shkodrës, krijues këngësh dhe kupletesh, i pranishëm pothuajse në çdo gëzim familjar të njerëzve të këtij qyteti.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.