PKK Muriqan/ Kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të gjurmuar dhe goditur tentativat për të futur/nxjerrë nga vendi ynë, para me burim krimin.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Directions”. Sekuestrohen 82 010 euro.

Operacioni, rezultat i vigjilencës së shtuar të shërbimeve të DVKM Shkodër, për të ushtruar kontrolle të imtësishme në një autobus ku në muajin shkurt të këtij viti, Policia gjeti 48 100 euro të cilat një 35-vjeçar i arrestuar, tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar.

Vihen në pranga 2 shtetas (pronari dhe drejtuesi i autobusit) dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (drejtues alternativë të autobusit).

Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar shërbim korrekt, me etikë dhe të shpejtë, qytetarëve në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit vijojnë intensivisht punën, për konstatimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shkodrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Directions”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. A., 36 vjeç, banues në Shijak dhe S. F., 54 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 53 vjeç, banues në Elbasan dhe K. M., 56 vjeç, banues në Mamurras.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, ushtruan kontrolle të imtësishme, në vijë të dytë, në autobusin në pronësi të 36-vjeçarit (me drejtues shtetasin S. F. dhe me drejtues alternativë shtetasit A. C. dhe K. M.). Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në kroskotin e autobusit, u gjetën 82 010 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, të cilat do të futeshin në vendin tonë, pa u deklaruar.

Paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

2 hours ago

Euroliga në RTSH: Efes dominon bindshëm Milanon

Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…

2 hours ago

Trump urdhëron nxjerrjen e dokumenteve të vrasjeve të John Kennedy dhe Martin Luther King

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…

2 hours ago

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane, Sejko: Transformojmë sektorin financiar

Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…

2 hours ago

Berisha thirrje diasporës për protesta: Të lejohen të votojnë me ID e vendit ku jetojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…

2 hours ago

Begaj pret trupin diplomatik: BE nuk është vetëm ambicie, por përkatësia jonë

Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…

2 hours ago

This website uses cookies.