PL, Blushi: SPAK është një organizatë kriminale në duart e Ramës dhe mafies ndërkombëtare

b278e1bdca8d42f693f14822bd71d713

Sekretari i Përgjithshëm, i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp u shpreh se vendimi i Kuvendit për të hedhur poshtë për herë të tretë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën, është, sipas tij, “konfirmim i asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vetë Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, është prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës”.

Sipas tij, mbyllja e syve “para provave ulëritëse të korrupsionit skizofrenik dhe inkriminimit në nivele të larta”, provon se “SPAK është një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës dhe mafias ndërkombëtare, që kërkon të shuajë sovranitetin e popullit shqiptar dhe të Republikës së Shqipërisë”.

Blushi tha se, në kushtet kur mafia ka kapur shtetin, izolon pa prova liderin e Partisë Demokratike dhe shantazhon drejtuesit e opozitës, çdo veprim qytetar kundër mafies në pushtet është legjitim.

Ai bëri apel për përshkallëzim të aksionit opozitar në të gjitha frontet.

“Partia e Lirisë është e vendosur për t’i prirë kësaj beteje me çdo çmim në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit politik dhe dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë”, u shpreh Blushi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.