PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese dhe anëtarët në Qarkun Shkodrës, ku ka prezantuar programin për zgjedhjet parlamentare 2025.
Në fjalën e tij përpara strukturave, Blushi u shpreh se ky qytet nuk mund të nëpërkëmbet, por do të jetë simboli i lirisë, i qëndresës dhe i demokracisë.
Blushi u ndal edhe në buxhetin e vitit 2025 për skemën e pensioneve, duke bërë një paralele me Malin e Zi.
Sipas tij, shteti fqinj pensionin mesatar e ka 450 euro, ndryshe nga Shqipëria 170 euro.
Blushi u shpreh se Partia e Lirisë ka sot një Program shumë konkret dhe se misioni ynë është fuqizimi i familjes shqiptare dhe veçanërisht mbështetjes me programe të posaçme në arsim , në sektorin e turizmit, të zgjerojë mbështetjen financiare për studentët e ekselencës, dhe krijimi i fondit për banesa për çiftet e reja.