Lajme

Plaforma e librave në audio drejt finalizimit, akses për fëmijët që nuk shikojnë

Platforma e parë e librave në audio është pothuajse gati dhe pritet t’u vijë në ndihmë nxënësve që nuk shikojnë.

Falë një teknologjie ndihmuese të posaçme dhe 44 lexuesve vullnetarë, pasi regjistrohen, librat editohen për tu hedhur ne platformë.

Emiljano Lule, drejtor i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë sqaron mbi ecurinë.

Është duke u përzgjedhur kompania e cila do të merret me hartimin e WEB-it. Ka një listë të miratuar nga Ministria e Arsimit, duke qenë se tashmë kemi 44 lexues vullnetarë, kemi libra dhe janë mbi 2 mijë orë të lexuara”, tha Lule.

Me marrjen e statusit si qendër burimore, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë” suporton nxënës deri ne 18 vjeç, përmes tri shtyllave kryesore.

“Shkollës tonë i takon të përgatisë libra braj, të përgatisë këtë platformë që jemi në ndërtim e sipër me librat audio dhe të trajnojë mësuesit ndihmës atje ku janë të regjistruar këta nxënës”, theksoi Lule.

Lule thotë se në 15 vitet e fundit është ulur numri i personave që nuk shikojnë.

“Shkolla e ka bërë punës e saj, është rritur mirëqenia, edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi. Numri i nxënësve që janë plotësisht të verbër është në ulje. Më shumë ka nxënës që kanë shikim të pjesshëm, që kanë vështirësi me leximin, por që mund të ecin vetë”, shtoi ai.

Masteri dy- vjeçar Pedagogjia e specializuar speciale, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale përgatit mësues që kanë në fokus punën me nxënësit me vështirësi në të nxënë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

4 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

4 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

4 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

6 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

6 hours ago

This website uses cookies.