Plagosen me thikë babë e bir, kapet autori/ Policia arreston një 35 vjeçar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Babë e bir kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një sherri të ndodhur në Shkodër mbrëmjen e së martes.
“Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), dy shtetas te moshes 52 vjeç dhe 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.Pas ngjarjes është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, që është një 26 vjeçar banues në Shkodër.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Nderkoh policia e Shkodres ka arrestuar edhe një 35 vjecar pasi dyshohet se prodhonete dhe shiste bime narkotike
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.