Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në qendër të këtij qyteti. Përmes një njoftimi zyrtar , blutë e Shkodrës bëjnë me dije se rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Mark Lula”, u plagos me armë zjarri 30-vjeçari Ndue Preka. Si pasojë e të shtënave i riu ka marrë plagë të lehta në këmbë. Menjëherë u dërgua në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas në Komisariat për sqarimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje. Preka ishte duke ecur në këmbë kur është qëlluar me amë zjarri, 4 herë, në drejtim të tij. Në dëshminë dhënë në polici, Ndue Preka ka deklaruar se nuk e di kush e qëlloi. Pritet që policisë t’i vijnë në ndihmë pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në zonë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.