𝐏𝐋𝐀𝐆𝐎𝐒𝐄𝐓 𝐌𝐄 𝐓𝐇𝐈𝐊𝐄 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕𝐀𝐑𝐈 𝐍𝐄̈ 𝐒𝐇𝐄̈𝐍𝐆𝐉𝐈𝐍 𝐒𝐡𝐞𝐫𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐮𝐫𝐢𝐧𝐚𝐭 𝐢
Plagoset me thikë kosovari në Shëngjin/
Sherri për mbeturinat, i plagosuri ishte administrator i pallatit
Sherri për mbeturinat u bë shkak për plagosjen me thikë të 59-vjeçarit Selim Bllaca mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kunes në Shëngjin. Nga tërësia e veprimeve hetimore të policisë rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesej për objektin ku ata jetonin në Shëngjin gjatë stinës së verës.Sipas burimeve debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Ballaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend. Kjo solli debate mes dy kosovarëve të cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri tjetrin e më pas 66-vjeçari Hazir Berisha e goditi me thikë bashkëkombasin e tij Selima Bllaca.Ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore u trasportua për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mori një plagë dhe në arterien e zemrës, por fatmirësisht e ka kaluar rrezikun për jetën.Ndërsa autori i ngjarjes Hazir Berisha u prangos menjëherë nga policia dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”.66-vjeçarit po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë në Lezhë, në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë.Kjo ngjarje ndodhi në pikun e sezonit turistik në Shëngjin, para syve të shumë pushuesve, pasi zona ku ndodhi konflikti është mjaft e populluar.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.