Plagosi gjatë një konflikti të çastit një 22 vjeçar, në pranga autori
Policia pas disa orësh ndjekjeje kapi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vënë në pranga një 27 vjeçar, i cili dyshohet se ka dëmtuar me thikë, një 22-vjeçar.
Operacioni i zhvilluar në në fshatin Grude e Re ka zgjatur disa orë.
Sipas policisë shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në këtë fshat dyshohet se të premten në mëngjes rreth orës 9:00, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka dëmtuar me thikë, shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
I plagosuri po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.