Plagosi me armë një person, merr fund arratia disa mujore e 47-vjeçarit në Shkodër

Plagosi me armë

Merr fund arratia e 47-vjeçarit në Shkodër. Policia ka bërë me dije se ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

47-vjeçari tashmë i arrestuar, më 11 maj të 2024-ës plagosi me armë një 24-vjeçar. 47-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë momentit të arrestimit, 47-vjeçariut iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin G. M., 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi G. M. akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë’, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.