Plagosja e 28 vjeçarit në Malësinë e Madhe/ Arrestohen babë e bir si të dyshuar për ngjarjen
Babë e bir, 59 vjeç dhe 18 vjeç janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe, pasi dyshohen se plagosën 28 -vjeçarin Emanuel Guri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Demiraj.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, 28-vjeçarin.I riu i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja e rëndë ndodhi mrëmë rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Emanuel Guri, dhe Sadonel Bushataj dhe babait këtij të fundit. Tentativa e arratisjes së babë e bir zgjati disa orë për tu vënë në pranga ditën e sotme nga forcat e policisë së Malësisë së Madhe të cilët janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës material armën e krimit pistoletë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.