Categories: BotaLajme

Plagosja e kryeministrit të Sllovakisë, flet nga Bratislava prof.Artan Qineti: Fico në rrezik për jetën. Ngjarje shokuese

Plagosja me armë zjarri e kryeministrit populist të Sllovakisë, Robert Fico ka shkaktuar tronditje, ndërsa profesor Artan Qineti ka treguar nga Bratislava më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë. Në një lidhje me Skype për RTSH24, Qineti tha se ngjarja është shokuese, ndërsa tha se kryeministri Fico ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Është në rrezik për jetën dhe është në sallën e operacionit. Autori është arrestuar është një shkrimtar i panjohur 71 vjeç dhe nuk dihen ende motivet për të cilat  e ka kryer këtë krim. Ngjarje të tilla nuk ndodhin në Slloveni, ndaj është shokuese për të gjithë publikun”, u shpreh ai.

Sipas Qinetit, ngjarja megjithatë nuk ka shkaktuar pasiguri në shoqëri, por shtroi se po përdoret nga partitë politike tashmë për qëllimet e tyre.

Nuk ka të bëjë me pasigurinë sepse është vend i qetë, por gjuha mes partive politike është e ashpër dhe në këtë moment, në vend që të qetësojnë opinionin publik, disa individë edhe në partinë në pushtet, mundohen ta përdorin rastin”, deklaroi ai.

Kryeministri Robert Fico 59 vjeç, u qëllua 4 herë me armë zjarri jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, ku lideri po takohej me mbështetësit e tij. Autori i sulmit, një shkrimtar 71 vjeç, është arrestuar, teksa ende nuk janë zbardhur motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

2 minutes ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

2 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

2 hours ago

Psiko-ekspozitë me piktura dhe grafikë / Studentët e vitit të parë të Dep. të Arteve prezantuan punimet në Rektorat

Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…

2 hours ago

Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj

Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…

2 hours ago

Dy të proceduar në Shkodër / 42-vjeçari falsifikoi pasaportën, me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…

2 hours ago

This website uses cookies.