Categories: LajmeKronikë

Plagosja me thikë e dy të miturve / Burime jo zyrtare thanë se konflikti ndodhi pas bullizimit mes të miturve

Një konflikt i çastit mes disa adoleshentësh degradoi në përdorimin e armëve të ftohta në Shkodër. Dy adoleshentë të moshave 13 dhe 15 vjeç mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” rreth orës 18:15, të së premtes. Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në  zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit me iniciale E. K., rreth 14 vjeç.

Policia njofton se ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Ndërkohë 2 shtetasit e mitur, të cilët dyshohet se i dëmtoi me mjet prerës, 14-vjeçari, gjatë konfliktit për motive të dobëta, morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.  Autori i ngjjarjes  pasi u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë është marrë në pyetje në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit. Burime jo zyrtare  thanë se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizmit mes të miturve .Megjithatë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

20 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

20 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

20 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

20 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

20 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

20 hours ago

This website uses cookies.