Categories: LajmeKronikë

Plagosje me armë në qendër të Shkodrës / Aleksandër Curri qëllohet me 4 plumba, autori u largua me biçikletë

Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hëne nga nga një ngjarje e rëndë.

Një 40-vjeçar u qëllua 4 herë më armë zjarri në zonën e “Dollarit” në qendër të qytetit. I plagosuri i identifikuar si Aleksandër Curri  është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili pasi ka kryer krimin është larguar me biçikletë nga vendi i ngjarjes. I plagosuri, pasi është qëlluar, ka ecur për disa metra dhe më pas është rrëzuar. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca e cila transportoi të plagosurin në spital i cili po merr ndihmën mjekësore dhe sipas bluzave të bardha gjendja e tij është e rëndë. Dëshmitarja okulare e cila i dha edhe ndihmën e parë, tha se ai ishte qëlluar në pjesën e barkut dhe ka qëndruar për 10 minuta në tokë duke kërkuar ndihmë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

3 hours ago

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023

Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…

3 hours ago

Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…

4 hours ago

Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

4 hours ago

Paris, Marie Le Pen dhe 8 eurodeputetë shpallen fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…

4 hours ago

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

 Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…

4 hours ago