Plagosje me armë zjarri në Golem të Shkodrës

Policia e Shkodrës bëri të ditur se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Shkodrës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur shtetasi Renaldo Kola. Autor i dyshuar i kësaj plagosje është shtetasi Marjo Kroni, i cili e ka kryer aktin duke lëvizur me një furgon të bardhë.
“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.