Plagosje me armë zjarri në Lezhë- Sherr për vendin e parkimit, qëllohet shoferi i furgonit, në kërkim autori

Lezhe Sherr

Lezhe Sherr

Një konflikt i çastit mes dy personave në Lezhë përfundoi me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të së shtunës në rrugën e “Shtrausit”, në afërsi të Urës së Cenit, ndërsa i plagosur mbeti Tonin Ndreca 35-vjeç shofer furgoni, banues në Laç.

Ai u qëllua me tre plumba pistolete në pjesën e këmbëve dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arriti të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.

Ai është shtetasi Marjan Kola banues në Laç, i cili u largua me shpejtësi me automjet pas ngjarjes. Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij, por pa arritur ende të neotralizojnë dhe vënë në pranga.

Nga veprimet paraaprake hetimore bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për parkimin e automjeteve mes autorit dhe të plagosurit.

Fillimisht ata janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin e më pas Marjan Kola, ka nxjerrë armën që mbante me vete dhe ka qëlluar në drejtim të 35-vjeçarit Tonin Ndreca i cili bënte me furgon linjën Laç-Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan 3 gëzhoja, ndërsa janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.