Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur banorët e lagjes “Xhabije” në hyrje të qytetit. Sipas burimeve paraprake është qëlluar me armw zjarri nga persona ende të paidentifikuar në drejtim të një automjeti tip “Citroen” .Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi, Selami Brahimi, i cili është transportuar në drejtim të spitalit jashtë rrezikut për jetën.