Plagosje me mjete të forta në lagjen “Rus”, një 62- vjeçar dërgohet në spitalin e Shkodrës
Një shtetas 62- vjeçar është goditur me sende të forta në Shkodër, pas një konflikti të çastit me një shtetas tjetër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli”, në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se i lënduari është dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, pasi ka marrë dëmtime të konsiderueshme në trup.
Në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë që, po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.