Plagosje me thikë pranë Teatrit “Migjeni” në Shkodër

Plagosje me thikë pranë Teatrit

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të martë (14 janar) pranë Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa RTSH mëson se i plagosur ka mbetur një këngëtar me inicialet A.F., i cili është njëherësh dhe pronar i lokalit ngjitur me fruta perimet ku shiste autori Gjergji D. Ky i fundit është vënë në pranga nga blutë e Shkodrës.

RTSH mëson gjithashtu se tregtari Gj.B kishte shkuar disa herë i dehur në lokalin e Ademir F. dhe mëngjesin e sotëm ky i fundit i ka kërkuar që mos e frekuentojë më lokalin e tij.

Tregtari menjeherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30 vjeçarin.

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.

Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.  Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.