Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në qendër të qytetit të Koplikut në Bashkinë e Malësisë së Madhe.Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës njoftoi se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi Mirush Hasaj ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Gent Duli 32 vjeç, banues në Koplik.Menjëherë pasi ka kryer krimin autori është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Ndërkohë i plagosuri Gent Duli ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën dhe ka një plagë në këmbë të shkaktuar nga plumbi. Mësohet se i plagosuri Gent Duli është djali i ish-kreut të PS në Malësi të Madhe të ndjerit Ruzhdi Duli i cili ndërroi jetë dy vite më parë. Mes Dulit dhe autorit Hasaj ka pasur fillimisht një sherr fizik i cili më pas ka çuar në përdorimin e armës.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.