Plan masash për Karnavale/ Zëvendësdrejtori i DVP Shkodër Kalo: Festime të sigurta, kemi shtuar efektivët në terren
Festimi Ii Karnavaleve në Shkodër do të bëhet në kushte maksimale sigurie. Për këtë policia vendore e Shkodrës ka shtuar efektivët në terren si dhe ka zhvilluar komunikime të ndryshme edhe me bizneset në mënyrë që të jenë bashkëpunues për ofrimin e 3 ditëve te Karnavaleve pa incidente.Karnavalet në Shkodër nisën festimet të premten për tu përmbyllur të dielën me djegien e dordolecit në qendër të qytetit. Blutë e Shkodrës teksa kanë shprehur mirënjohje për bashkëpunimin që qytetarët kanë treguar apelojnë që festimet të vijojnë të jenë në të njejtin ritëm duke treguar edhe një herë që Shkodra di të festojë dhe të presë vizitorë nga qytete të ndryshme, duke ofruar standartet më të mira të sigurisë dhe qytetarisë shkodrane.