Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes publike me presidentëve Trump dhe Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot paralajmëroi se rreziku i një lufte në kontinentin evropian nuk ka qenë kurrë më parë kaq i lartë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha para bisedimeve në Londër se Franca dhe Britania po propozonin një armëpushim njëmujor në Ukrainë do të përfshinte ndaljen e sulmeve nga ajri, deti dhe ndaj infrastrukturës energjetike, por jo luftimet tokësore.
“Një plan i tillë do të na lejonte të testonim vullnetin e mirë të presidentit rus nëse ai angazhohet për një armëpushim” – tha Barrot për radion France Inter. “Më pas do të mund të nisin negociatat reale të paqes, pasi ne duam një paqe të qëndrueshme” – shtoi ai.
“Kjo është një mënyrë për të testuar se Rusia është e gatshme t’i japë fund kësaj lufte”- tha Barrot, duke theksuar se gjatë armëpushimit nuk ishte parashikuar tërheqja e trupave ruse. Ndërkohë Sekretari britanik i Forcave të Armatosura Luke Pollard tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve për një armëpushim të pjesshëm.
“Ka një sërë opsionesh që po diskutohen privatisht mes Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe aleatëve tanë, por momentalisht nuk është e drejtë t’i komentoj”- tha Pollard për BBC. Moska tha të hënën se përplasja në Zyrën Ovale tregon se sa e vështirë do të ishte arritja e një zgjidhjeje për konfliktin në Ukrainë.
“Kievi dhe Zelensky nuk duan paqe, duan që lufta të vazhdojë, Në një situatë të tillë, vetëm përpjekjet e Uashingtonit dhe gatishmëria e Moskës nuk do të mjaftonin”- u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov duke u bërë thirrje që Zelensky duhet të detyrohet të pranojë paqen.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
Kjo është gjendja e rrugës përmes varrezave publike të “Stom Golemit”, në Shkodër që lidhet…
This website uses cookies.