Plani egjiptian për paqen në tryezën e Netanyahut dhe Sinwar, palët ende asnjë përgjigje
Egjipti nuk heq dorë nga përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje për luftën në Rripin e Gazës. Zyrtarët egjiptianë bënë të ditur sot se ndërmjetësit e tij kanë paraqitur një plan që do të sjellë përfundimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Por siç bëjnë të ditur zyrtarët, asnjë nga palët nuk kanë kthyer përgjigje dhe Egjipti është në pritje.
Plani propozon tre faza të njëpasnjëshme që përfundojnë në një armëpushim të përhershëm. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende të ditura. Diaa Rashwan, kreu i shërbimit shtetëror të informacionit të Egjiptit deklaroi se Kajro do të ofrojë detaje të mëtejshme të planit sapo të merren këto përgjigje, Propozimi është një përpjekje për të afruar pikëpamjet midis të gjitha palëve të interesuara, me synimin për të ndaluar gjakderdhjen palestineze dhe agresionin kundër Rripit të Gazës dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Burimet egjiptiane të sigurisë i kishin bërë të ditur më parë se propozimi përfshinte një armëpushim me shumë faza që përfshin lirimin pengjeve dhe të burgosurve nga Izraeli dhe Hamasi./ Reuters/