Categories: LajmePolitikë

Plani franko-gjerman, Rama: Kosova po rrezikon të humbasë shansin historik në luftën diplomatike me Serbinë

Tensionet mes Kosovës e Serbisë kanë qenë pjesë e diskutimeve të seancës plenare në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman për të bërë progres të jashtëzakonshëm në luftën diplomatike me Serbinë.

Kryeministri tha gjithashtu, se nëse asociacioni bëhet sikurse duhet, Serbia nuk do të lëvizë dot lirshëm mes Brukselit dhe Uashingtonit “duke e nënvizuar në çdo rast si viktimë refuzimin me një çmim të paarsyeshëm të një asociacioni komunash i cili i kyçur brenda kornizës kushtetuese të republikës së Kosovës  do ishte i zhveshur nga çdo potencial kërcënimi për destabilizim të shtetit të Kosovës”.

Kosova sot po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman për të bërë progres të jashtëzakonshëm në luftën diplomatike me Serbinë sikurse po humbet prej mosbërjes së asociacionit besimin dhe respektin e atyre që e njohën si shtet të pavarur dhe që janë angazhuar ta çojnë drejt njohjes përfundimtare nga të gjithë si një republikë e pavarur e komunitetit të madh të shteteve të OKB-së.

Duke u bërë fakt i kryer asociacioni që justifikohet përditë si të ishte kali i rilindur i Trojës që aleatët strategjikë po duan ta fusin me hile në Prishtinë, do kthehet në një litar në këmbët e Beogradit.

Nëse asociacioni bëhet si duhet në bashkëpunim me aleatët tanë, Serbia nuk do lëvizë dot kaq lirshëm sa ka lëvizur tërë këto kohë mes  Bruksel dhe Uashingtonit duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në proceset e dialogut dhe duke e nënvizuar në çdo rast si viktimë refuzimin me një çmim të paarsyeshëm të një asociacioni komunash i cili i kyçur Brenda kornizës kushtetuese të republikës së Kosovës  do ishte i zhveshur nga çdo potencial kërcënimi për destabilizim të shtetit të Kosovës.

Qasja jonë po dikton ndërtimin e urave me të gjitha vendet e rajonit”, tha Kryeministri nga foltorja e Kuvendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“105 vite parlamentarizëm” – reflektim mbi demokracinë dhe historinë shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…

8 hours ago

Lens interesohet për Kevin Dodaj, 19- vjeçari i Vllaznisë drejt hapit të madh në karrierë

Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…

9 hours ago

Balaj, goleadori i superligës – Objektivi kryesor i ish-sulmuesit të Kombëtares mbetet fitimi i titullit

Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…

9 hours ago

Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …

9 hours ago

Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…

9 hours ago

Vit i ri me halle të vjetra – Qindra familje në Fshatin e Ri probleme me energjinë dhe rrugët

Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…

9 hours ago

This website uses cookies.